Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, pas shumë kohësh për herë të parë kërkoi fjalën edhe i akuzuari Kadri Veseli, në kohën kur po diskutohej mbi ecurinë e çështjes gjyqësore.
Veseli tha se dikush duhet ta marrë përgjegjësinë e vendimmarrjes që procesi gjyqësor ndaj tij dhe të akuzuarve të tjerë të jetë i drejtë dhe në kohë të arsyeshme, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Janë dy çështje; çështja e parë ka të bëjë me kohëzgjatjen e këtij procesi. Që nga dita e parë pothuajse kur jemi futur në këtë sallë të trupit gjykues, prokuroria ka kërkuar mjaftë në mënyrë transparente 545 orë. Prej ditës së parë faktikisht secili e kemi ditur se 545 orë me procesin të cilin do ta zhvillni në këtë sallë gjyqësore do të kalonin edhe tri vite përkatësisht edhe katër vite dhe nuk mund të përfundon prokuroria edhe në qoftë se edhe fare asnjë pyetje nuk do të bënte as mbrojtja dhe ju si trup gjykues. Nuk dua të paragjykojë askënd por ajo të cilën dua ta them është kjo; Besoj se është në interes të publikut dhe jo vetëm tonin si të akuzuar që dikush duhet të merre përgjegjësinë e vendimmarrjes që ky proces, para popullit të Kosovës jo vetëm të jetë fer, jo vetëm transparent, jo vetëm të respektojë procedurat, Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës, por edhe të ruaj dhe garantojë një gjykim të drejtë dhe në kohë të arsyeshme”, tha Veseli.
Ai tha se frikësohet që nëse nuk respektohen këto parime do të dërgohet një mesazh jo i mirë tek populli i Kosovës.
“Unë si njëri nga të akuzuarit, frikësohem se nëse nuk respektohen këto parime, nuk ka të bëjë vetëm me fatin tonë individual, ka të bëjë me një mesazh të cilin do ta dërgojmë të populli i Kosovës i cili e ka krijuar me vetëdije të plotë dhe besim të plotë këtë gjykatë tek ju si partner të tonë ndërkombëtar dhe nuk duhet në asnjë mënyrë të i cenohet ky besim që e ka në shtetin ligjor dhe drejtësinë ndërkombëtare”, tha Veseli.
I akuzuari Veseli u fokusua edhe tek çështja e tij dhe qasja sipas tij ndaj avokatit Ben Emmerson. Veseli cilësoi se është një qasje jonormale dhe profesionale ndaj tyre.
“Kemi krijuar një përvojë bukur të gjatë, por po e shoh një komunikim i cili nuk po me duket shumë normal dhe as profesional, reagimet. Nuk po paragjykoj por si i akuzuar kam të drejtë të jep një mesazh; nuk kam pasur dëshirë që në gjerat që janë jashtë realitetit tim të ndikohen dhe të paragjykohet për arsye se ka një mospërmbajtje shpeshherë sidomos në adresimet e avokatit tim po flas, të nderuarit Ben Emmerson”, tha Veseli.
Deklarata e Veselit erdhi pasi kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III i tha avokatit Emmerson se për humbjen e orëve në sallën e gjyqit po e fajëson prokurorinë dhe se po e ofendon në njëfarë forme.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...