Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga Shaqir Totaj – kandidat për kryetar të Komunës së Prizrenit kanë qëndruar sot për nder të Epopesë së UÇK-së në regjionin e Vërrinit në Prizren ku janë pritur nga qindra qytetarë, ndërsa kanë vizituar dhe familje të dëshmorëve.
Në një postim në faqen e tij në Facebook, Veseli ka shkruar se regjioni i Vërrinit ka bërë shumë luftën çlirimtare dhe lirinë e Kosovës.
Statusi i plotë i kryetarit të PDK-së Kadri Veseli:
Bashkë me kandidatin për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, sot qëndruam në regjionin e Vërrinit për nder të Epopesë së UÇK-së. Pas homazheve në fshatin Jeshkovë, vizituam familjet e nderuara të heroit Xhevat Berisha dhe heroit Agim Shala. Mirënjohës ndaj mikpritjes së gjithhershme të banorëve të kësaj ane të cilët edhe gjatë luftës, por edhe në liri dhanë e po japin kontribut të vazhdueshëm për ndërtimin e Republikës së Kosovës.
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës