Google ADS

Veseli dhe shefat e grupeve parlamentare: Kujdes gjuhen dhe veprimet në Kuvend

19:33 | 18 Maj 2018
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i ka mbledhur shefat e grupeve parlamentare për të shprehur një qëndrim të përbashkët karshi sjelljeve të deputetëve, më saktë Xhavit Halitit dhe Arben Gashit.

Të dy këta një ditë më herët u fjalosën me gjuhë të ashpër duke u sharë e sot u përleshen.

Veseli duke shprehur mirënjohje për mirëkuptimin e grupeve parlamentare dhe ka thënë se kjo nuk do të tolerohet më.

Veseli tha se debatet politike me gjuhë të tillë por edhe personale duhet të mos përsëriten më në Kuvend./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme