Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe Ambasadori i Ambasadës Britanike në Prishtinë, Ruairí O’Connell kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi.
Ambasadori i Ambasadës Britanike, Ruairi O’Connell ka thënë se kjo marrëveshje ofron ndihmë teknike në përzgjedhjen në pozita të larta drejtuese.
“Të gjithë e dimë dukurinë e nepotizimit kur zgjedhën në pozita drejtuese njerëz që se meritojnë. Ky projekt mundëson që vetëm njerëzit meritor të përzgjedhen në pozita, ndërësa emërimi bëhet nga Qeveria. Suksesi i këtij projekti do të jetë sukses i Kosovës por edhe dështimi i Kosovës. Projekti ka ndihmuar që shembull një doganier i suksesshëm të jetë në krye të doganës, një policë në Polici apo edhe të tjerë” ka thënë ai, raporton Arbresh.info.
O’Connel ka theksuar se Kosova ka kuadro me aftësi të shquara që duan të aplikojnë.
“Sfidojeni vetën dhe institucionin. Ftoj të gjithë që kur shohin pozita të lira të aplikojnë . Përmes një procesi konkurrues, përmes organizatave të shoqërisë civile, Ambasada Amerikane ka përzgjedhur shoqatën BIRN që të moritoj rekreutimin. Do të bëhet një monitorim i drejt dhe ky projekt do të ektë sukses siç ka pasur edhe më herët”, ka thënë ai.
Veseli në fillim ka uruar kombëtaren e Kosovës për fitorën e mbrëmshme.
“Falenderoj djelmoshat tanë që e kanë bërë të lumtur Kosovën me fitorën e tyre 2 me 0. Këta djelmosha do të vazhdojnë suksesin e tyre të merituar dhe Kosova do të kualifikohet në kampionatin evropian dhe do të jetë një befasi. Jam i sigurt në këtë sepse ata janë të suksesshëm por vetëm dua të lirohen më shumë sepse kanë barrë pothuajse gjithë Kosovën”, ka thënë ai.
Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka theksuar se ky Memorandum Bashkëpunimi për Rekreutimin në Pozita të larta në Institucionet Publike mundëson që të evitohet pabarazia.
“Kosova ka nevojë për ambient të drejt dhe njerëz që nuk janë të pakorruptuar të marrin pozicionet e larta drejtuese. Kjo është duke ndodhur dhe kjo është arsyeja që ne sot edhe pas dy viteve e aplikojmë këtë projekt edhe me Qeverinë Haradinaj që e ka nënshkruar por edhe unë që po e nënshkruaj. Kosova me këtë memorandum rrit besueshmerinë e të gjitha atyre kuadrove profesionale që i kemi që të aplikojnë në pozita të larta në institucionet publike”, ka thënë ai.
Veseli ka thënë se duhet të dekriminalizohet sistemi Gjyqësor.
“Do bëjmë dekriminalizimin e gjithë sistemit tonë gjyqësor, do të vazhdojë dhe vettingu apo cilësimi i integritetit dhe jo vetëm në sistemin policor dhe gjyqësor por edhe në pjesën politike. Jemi duke biseduar me partnerët tanë për këtë proces”, ka thënë ai./Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/239305480089485/
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...