Aurora Krasniqi është një vajzë e re e cila ka nevojë për trajtim shëndetësore pasi po vuan nga një sëmundje e rëndë.
Për trajtimin e saj po nevojiten mijëra euro, pasi shërim për të ka vetëm jashtë vendit. Ajo pritet që sot të udhëtoj për në Turqi, ku do të shtrohet në spital.
Për t’i mbledh paratë për Aurorën, është angazhuar maksimalisht deputeti dhe këngëtari, Labinot Tahri.
Ai vet ka dhënë 500 euro për Aurorën nga rroga e deputetit, kurse pas tij kanë ndërmarr një hap të tillë edhe disa politikanë.
Tahiri në një postim në Facebook ka njoftuar se edhe kryeparlamentari Kadri Veseli, deputetët Daut Haradinaj, Albena Reshitaj, Bekë Berisha, Gani Dreshaj.
Më poshtë postimi i Labit pa ndërhyrje:
Yesss
Vazhdon me të madhe pêrëkrahëja për Aurorën.
Faleminderit, I nderuari Z. Kadri Veseli( Kryetar i Parlamentit të Kosovë) , për ndihmën dhe përkrahjen tonë ndaj asaj vajze të re.
E dim se keni ndertuar edhe shtëpia për raste të ndryshme, sot më bëni të ndjehem mirë qē mos të ndjehem i vetëm në Kuvend kur janë në pyetje këto raste me semundje të rënda.
Po ashtu respekt dhe mirënjoheje edhe për Deputetin e nderuar, Z Bekim Berisha, I cili sapo e ka shikuar rastin, me tha që edhe a’i po i deponon paratë! Deputeti. Z. Gani Dreshaj, faleminderit shumë.
Ministresha e pa ndalur me punë në të mirën e shtetit, Z. Albena Reshitaj, me asnje hezitim i’u bashkangjit nismes sime në Kuvend, që ta ndihmojmë Aurorën.
KADRI VESELI – 600 EURO
BEKË BERISHA – 500 EURO
ALBENA RESHITAJ 400 EURO
GANI DRESHAJ —- 400 EURO
Jam duke folur edhe me Deputetët e tjerë.
Faleminderit të gjithëve.
Sinqerisht, Labi.
Seuli: Ukraina ka zënë rob një ushtar verikorean
Ministri Peci sot mban konferencën përmbyllëse për media
Kurti dhe Vitia përurojnë sot renovimin e sporteleve në Klin...
Prokuroria Themelore në Prishtinë sot mban konferencën përmb...
Kurti e Vitia sot vënë gurthemelin e QKMF-së në Drenas
Përfundon regjistrimi i votuesve nga jashtë, Elezi nga KQZ t...