Veseli: Demarkacioni votohet sot

10:01 | 21 Mars 2018
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se marrëveshja për shënjimin e kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi do të votohet sot, shkruan arbresh.info.

Këto komente kryetari Veseli i bëri pas takimit që kishte me ambasadorët e Quntit dhe shefen e Zyrës së BE-së, në Kosovë Natalaya Apostolova.

“Ka ardhur momenti që të përfundojë kjo dramë dhe kjo dramë do të përfundojë në ditën e sotme. Në orën 11 do ta votojmë marrëveshjen për shënjimin e kufirit e cila do të thotë forcim sovraniteti dhe në të njëjtën kohë forcim partneriteti me Bashkimin Evropian, liberalizim i vizave hapje e perspektivës së qytetarëve tonë, shtetit tonë drejt integrimit të BE-së”, ka thënë Veseli.

Ai ka thënë se të gjithë amabasadorët kanë bërë një punë të jashtëzakonshme duke qenë gjatë tërë këtyre viteve afër nesh për të na ndihmuar .

Sipas tij ky takim ka përçuar edhe një mesazh për Kosovën dhe qytetarët e saj.

“Takimi i këtij mëngjesi përçon edhe një mesazh, një mesazh për Kosovën për qytetarët e Kosovës se Bashkimi Evropian është me ne, se Bashkimi Evropian pret shumë nga ne dhe në të njëjtën kohë ne i sigurojmë partnerët tonë të BE-së se do të punojmë fuqishëm në agjendën tonë të integrimit euroatlantik. Ne e dimë që kemi shumë sfida përpara nesh nuk është vetëm çështja e ratifikimit janë gjëra që kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me përmirësimin e jetës së qytetarëve tonë, kanë të bëjnë me forcimin e shtetit ligjor, me luftën kundër korrupsioni”, ka deklaruar ai.

Duke folu edhe njëherë për seancën e sotme të Kuvendit ku pritet të votohet marrëveshja për demarkacionin, Veseli ka thënë se nuk do të lejojnë që për gabime të askujt sakrifica e qytetarëve të shkojë kot.

“Kemi sakrifikuar shumë si vend dhe nuk do të lejojmë për ego të askujt, për gabime të askujt që ky mund i yni, kjo sakrificë e qytetarëve të shkojë kot. Edhe njëherë sot do ta përfundojmë ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit dhe në të njëjtën kohë do ti hapim vetes perspektivë për të cilat i kemi bashkërisht”, ka deklaruar ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme