Veseli – delegacionit amerikan: Kosova ka përparuar shumë

10:55 | 8 Maj 2018
Arbresh.info

Një delegacioni nga Iowa e SHBA-së, i kryesuar nga Zach Nun, Përfaqësues në Komitet për Marrëdhënieve Ndërkombëtare, nga Iowa State Capital dhe Timothy Orr, Gjeneral i Gardës Kombëtare të Iowas si dhe i përbërë nga 50 kanë qëndruar sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli në një fjalë hyrëse të tij i ka uruar mirëseardhje delegacionit duke thënë se bashkërisht me kolegët e tjerë deputetë i falënderojnë për kontributin e dhënë për shtet-ndërtimin e Kosovës, raporton Arbresh.info.

“Në këtë sallë para 10 vitesh, Kosova shtëpia juaj e dytë shpalli pavarësinë e saj. Historia e Kosovës është e dhimbshme. Janë më shumë se 100 vjet përpjekje për liri e pavarësi. Por kjo i takon të kaluarës sepse shteti i Kosovës tash është realitet”, ka thënë ai.

Sipas Veselit për këto vjet Kosova ka përparuar mjaft shumë.

“Ka përparuar në institucione, ka ndërtuar rrugë, ka një polici të fortë dhe një forcë ushtarake. Ka ndërtuar rrugë moderne, dhe po ndërton një shoqëri multietnike”, ka thënë ai duke falënderuar SHBA për kontributin e dhënë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme