Veseli: Dekada e dytë e shtetit të Kosovës do të jetë transformimi ekonomik

14:54 | 15 Shkurt 2018
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli është takuar sot me të rinjtë në kuadër të ‘Innovation Centre Kosovo’.

Përmes një postimi në Facebook, Veseli ka thënë se dekada e dytë e shtetit të Kosovës do të jetë dekada e një transformimi ekonomik.

“Ekonomia e dijes dhe ajo digjitale janë çelësi i zhvillimit. Dekada e dytë e shtetit të Kosovës do të jetë dekada e një transformimi ekonomik. Dhe këtë mund ta bëjmë më se miri me rininë tonë inovative dhe kreative. Sot, edhe një herë, takova të rinj në kuadër të Innovation Centre Kosovo, idetë dhe projektet unike të të cilëve kanë hapur qindra vende pune në Kosovë, si dhe kanë depërtuar edhe në tregun global”, ka shkruar Veseli.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme