Google ADS

Veseli dëgjon pensionistët për reformën e sistemit pensional (FOTO)

18:40 | 8 Mars 2017
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka bashkëbiseduar në Gjakovë me pensionistët dhe ka dëgjuar idetë e tyre për sistemin pensional dhe shtimin e kujdesit institucional për moshat e shtyra.

Qazim Zhaveli, nënkryetar i lidhjes së pensionistëve ka kërkuar nga Veseli që të ketë parasysh në të ardhmen që kujdesi ndaj pensionistëve të jetë më i madh si dhe kërkoi krijimin sa më parë të fondit pensional të Kosovës.

Ai po ashtu tha se institucionet e Kosovës duhet të ngrisin çështjen e pensioneve të grabitura nga Serbia, si dhe të kompensohen mësimdhënësit e larguar nga puna gjashtë viteve të nëntëdhjeta.

Në këtë takim të pensionistëve gjakovarë ishte e pranishme edhe mësuesja e kryetarit Veseli, zonja Kimete Berisha e cila u shpreh e bindur se nxënësi i dikurshëm i saj do të bëjë më të mirën e mundur për të përmirësuar kushtet e pensionistëve kosovarë.

Pasi ka dëgjuar pensionistët për idetë rreth fondit pensional dhe çështjet e tjera me rëndësi për ta, kryetari Veseli tha se shteti ka obligim dhe duhet të shtojë më shumë kujdesin ndaj pensionistëve.

“Pa kontributin tuaj të jashtëzakonshëm ne sot nuk do të ishim as shtet. Ju jeni ata që keni pasur barrën më të madhe për të edukuar breza e për të mbajtur gjallë shpresën për liri. Unë ju siguroj se idetë e shumta që mora sot nga ju do të më shërbejnë shumë për të menduar zgjidhje konkrete në të mirë të pensionistëve në gjithë vendin”, tha Veseli.

Në fund të takimit me pensionistët, Veseli i dhuroi një buqetë lule mësueses së tij të parë Kimete Berisha për nderë të festës së 8 marsit.

17195224_10213049211122896_400326146_o 17195488_10213049211082895_710836474_o 17200294_10213049211202898_513066405_o

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme