Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka takuar të hënën mësuesit dhe arsimtaret e shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë për t’i dëgjuar idetë e tyre për të ardhmen e sistemit arsimor.
Veseli ka dëgjuar mësueset e të gjitha cikleve mësimore për sfidat që ballafaqohen ato në mësimdhënie, si dhe idetë e tyre për ta reformuar sistemit mësimorë.
Arsimtarja Gyltene Reka ka kërkuar që punësimi i mësimdhënësve të bëhet me kritere më të ashpra, ndërsa mësimdhënësit të përfshihen në hartim të plan programeve mësimore.
“Unë i kisha propozuar Ministrisë së Arsimit që të kyçen të gjithë mësimdhënësit të ciklit të ulët që kur të hartohen planet dhe programet të jenë pjesëmarrës mësimdhënësit e ciklit të ulët e jo profesorët dhe doktorët e shkencave, sepse ne jemi drejtpërdrejt të kyçur në procesin mësimor”, tha arsimtarja Reka.
Ndërsa arsimtarja Mihrije Halili, ka ngritur si shqetësim dhe nevojë rregullimin e pushimit të lehonisë për mësimdhënëset.
“Femrat e reja të cilat punësohen këtu së shpejti bëhen edhe nana, marrin një rol në familje dhe imagjinojeni çfarë pushimi të lehonisë kanë ato kur bëhen nëna. Sa është stimulimi për rritjen e natalitetit të cilat punojnë, qofshin në shkolla apo kudo qoftë tjetër”, tha Halili.
Pasi ka dëgjuar mësueset dhe arsimtarët e Prishtinës, kryetari i PDK-së Kadri Veseli tha se investimi në arsim duhet të merr edhe më shumë mbështetje, pasi kthimi i këtij investimi, sipas Veseli është shumëfish më i madh dhe në interes të shoqërisë.
“Pa e pas sistemin arsimor adekuat dhe konkurrues me tregun e dijes që është në regjion dhe Evropë, Kosova nuk do të ecë përpara. Të gjitha vendet në botë që kanë investuar në arsim dhe në edukim, kthimi në investim ka qenë shumë më i madh. Në dukjen e parë shihet si harxhim por kthimi në investim është enorm. Unë do ti marr parasysh të gjitha këto, po ua jap fjalën dhe nuk do të ketë heshtje”, tha kryetari Veseli.
Ky takim i kryetarit Veseli është në vazhdën e shumë takimeve që ai po bënë anekënd Kosovës në kuadër të turit të tij të dëgjimit, në takime me kategori të ndryshme të shoqërisë.
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Zelensky thotë se kurrë nuk ka pasur marrëveshje të arritur ...
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...