Veseli: Debati për ndarjen dhe korigjimin e kufijve është garë elektorale

17:39 | 6 Gusht 2018
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli sot ka realizuar një vizitë në Odën Ekonomike Amerikane. Pas vizitës kryeparlamentari është pyetur në lidhje me mundësinë e ndarjes së Kosovës dhe shkëmbimit të territoreve me Serbinë.

Veseli e ka mohuar një gjë të tillë, duke theksuar se për ndarje nuk do të flitet në dialog.

“Debati që është ngjallur është më tepër garë elektorale. Po krijohet një frikë e paqenë. Nuk kemi pasur kurrë partner më të mirë se BE-ja dhe Kosovën tonë nuk do ta cenojë askush”, deklaroi Kadri Veseli.

Mundësinë për bashkimin e Luginës me Kosovën ditëve të fundit e ka përmendur presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Ky i fundit po thotë se nuk do të ketë shkëmbim të territoreve, por që në tavolinën e diskutimeve me Serbinë do të jetë edhe mundësia që Presheva të bëhet pjesë e Kosovës./lajmi.net

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme