Kreu i sapozgjedhur i Kuvendit Kadri Veseli ka mbajtur një konferencë për media së bashku kandidatin për kryeministër nga koalicioni parazgjedhor PAN, Ramush Haradinaj.
Veseli ka thënë se sot ka qenë një ditë e mirë pasi që sipas tij 7 shtatori në historinë e shqiptarëve njihet si datë historike.
“Në fakt kojsidenca e 7 shtatorit për historinë e popullit tonë është një datë pozitive. I uroj të gjithë qytetarëve 7 shtatorin 1990 për nxjerrjen e Kushtetutës se Kaçanikut. Njëkohësisht në këtë datë është bërë konstituimi i organeve të Kuvendit, pikërisht data e 7 shtatorit. Është një shenjë e mirë për popullin e Kosovës dhe shenjë e mirë që ne duhet bashkarisht të punojmë për interesin e qytetarëve të Kosovës dhe interesin e atdheut, të shtetit tonë të pavarur”, ka thënë ai.
Sipas tij duhet të respektohet vullneti i popullit dhe të formohen sa më shpejt edhe institucionet tjera.
“Duhet ta mbrojmë këtë që kemi arritur, të respektohet vullneti i qytetarëve të Kosovës, dhe të kemi institucione që merren me integrimet euroatlantike, me sfidtat e qytetarëve. Që nga dita e sotshme nuk ka bllokadë institucionale, kemi shumë agjenda përpara nesh që lidhen me jetën e përditshme të qytetarëve tanë, duhet të kemi më shumë besim në shtetin tonë. Ne nuk kemi kohë për të humbur, dhe sot si kryetar i koalicionit parazgjedhor PAN kam proceduar procedurat tek Presidenti i Kosovës. Qeverinë e ardhshme e presin sfida shumë të mëdha. E kemi mandatarin tonë që nga dita e sotshme, kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Ramush Haradinajn ku është çështje orësh dhe përkatësisht ditësh kur do të bëhet. Ne bashkarishtë me kryeministrin do ti zgjidhim sfidat”, tha ai./arbresh.info/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...