Veseli: Buxheti për bujqësi duhet të dyfishohet (FOTO)

18:16 | 18 Prill 2017
Arbresh.info

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka bashkëbiseduar me ekspertë të bujqësisë dhe ka dëgjuar nga ta ide për fuqizimin e këtij sektori dhe reformat që duhet ndërmerren në kë fushë, për të rritur prodhimtarinë vendore dhe për të krijuar vende të reja të punës.

Kryetari Veseli kërkoi nga ekspertët ide konkrete se si ata e shohin të ardhmen e bujqësisë dhe vendit që shteti duhet të ndërmerr për fuqizimin e këtij sektori.

Fahrije Hoti, udhëheqëse e kooperativës “Krusha” ka kërkuar që në të ardhmen të subvencionohen më shumë fermerët me serra, në mënyrë që Kosova të ketë produkte të saj edhe para verës e jo të importojë ato.

“Unë kisha kërkuar nga institucionet, që ti ndihmojnë fermerët e komunës ë |Rahovecit dhe të gjithë Kosovës me serra në mënyrë që të kemi produkte në sezonin më të hershme, e jo vetëm në gusht kur dalim në fushë të hapur”, tha zonja Hoti.

Ndërsa agronomi Mehdi Bresilla, tha se bujqit në Kosovë duhet të ndihmohen në mënyrë sistematike jo vetëm me grante por edhe përmes mbrojtjes së prodhimeve të tyre, e me theks të veçantë përmes kontrollit të cilësisë së farërave dhe pesticideve.

“Nëse dojë ta reformojmë bujqësinë, duhet të fillojmë nga shkolla e mesme, aty ku ndahen drejtimet e bujqësisë. Pastaj duhet të shkojmë tek fakulteti”, tha Bresilli, i cili kërkoi që profesorët e fakultetit të bujqësisë ti dërgojnë në praktikë nëpër ferma studentët për ta parë nga afër në praktikë se si zhvillohet fusha ku ata studiojnë.

Pasi dëgjoi idetë e ekspertëve dhe përfaqësuesit e shoqatave të ndryshme bujqësore, kryetari Veseli tha se bujqësia do të ketë vëmendjen e tij të veçantë, ndërsa i siguroi fermerët se do të dyfishohet buxheti i subvencionimit në bujqësi.

“Nuk do të ndalemi në financimin e bujqësisë. Do të dyfishohet buxheti në bujqësi. Duhet të funksionojë cikli, që nga prodhimi”, tha kryetari Veseli, duke i siguruar ekspertët e bujqësisë se idetë e tyre do të shërbejnë për ndërtimin e platformës së re për fuqizimin e sektorit të bujqësisë.

18015593_10213482693759691_679049776_o 17968057_10213482693839693_766994816_o 18015859_10213482693919695_1081913393_o

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme