Google ADS

Veseli: Bombë e planifikuar në një moment të caktuar

11:02 | 23 Maj 2019
Arbresh.info

I pari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e ka quajtur bombë të planifikuar publikimin e rastit të fajdexhinjve në Prishtinë.

Ai në një konferencë për medie ka thënë se publikimi i këtij rasti ka pritur 6 vite, shkruan arbresh.info.

“Tërë jetën kam qenë i gatshëm dhe jam i gatshëm të jap deklaratë por pikërisht kjo koha 6 vite po thonë se si qytetar i Republikës së Kosovës pse të mos pyetem, kjo po del ka qenë bombë e planifikuar në një moment të caktuar. Këtu duhet të jetë edhe arsyeja më e madhe që përveç skemës së mashtrimit është edhe krim i fshehur”, ka thënë Veseli.

Kryetari i Kuvendit ka thënë gjithashtu se nuk do të ndalet deri në çrrënjosjen e krimit.

“Do të ketë veprime institucionale por jo hakmarrëse të mijat. E di që dikujt nuk do t’i pëlqej por nuk do të ndalem, mashtruesit, kriminelët kudo që janë në rrugë apo në Institucione t’i çrrënjosim”, ka shtuar ai.

Veseli ka thënë gjithashtu se është i gatshëm të jap dorëheqje në rast se vërtetohet se ka lidhje me personat e akuzuar për fajde./Arbresh.info/

Lexo edhe: Veseli: Nuk i njoh fajdexhinjtë, jap dorëheqje nëse del e kundërta

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme