Google ADS

Veseli: Beteja e Kosharës, shembi kufirin shekullor mes shqiptarëve

10:00 | 9 Prill 2020
Arbresh.info

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, kujtoi betejën e Kosharës duke thënë se kjo betejë ka shembur kufirin shekullor mes shqiptarëve dhe i dëshmoi mbarë botës aftësinë tonë për të bërë edhe luftë frontale.

Veseli shkroi se heroizmi i Brigadës “138- Agim Ramadani”, si dhe flijimi i shumë luftëtarëve të lirisë në Koshare, i hapi rrugën çlirimit të Kosovës dhe largimit të pushtuesit serb për mos t’u kthyer më kurrë, shkruan arbresh.info.

Ky është postimi i tij në Facebook;

“21 vjet më përpara nisi njëra nga betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, beteja e Koshares, e cila shembi kufirin shekullor mes shqiptarëve dhe i dëshmoi mbarë botës aftësinë tonë për të bërë edhe luftë frontale. Heroizmi i Brigadës 138 Agim Ramadani si dhe flijimi i shumë luftëtarëve të lirisë në Koshare, i hapi rrugën çlirimit të Kosovës dhe largimit të pushtuesit serb për mos t’u kthyer më kurrë. Ne sot nderojmë me respekt e mirën johje, të gjithë dëshmorët e luftëtarët e Koshares por edhe të betejave të tjera të UÇK-s, që bënë të mundur ditët e lirisë e pavarësisë që gëzojmë sot”./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme