Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka thënë se nesër do të mbahet seanca.
“Nesër politika e Kosovës duhet të bashkohet pa dallim. E kemi një çështje të rëndësishme që lidhet me lëvizjen e qytetarëve tanë. Shpresoj që secili deputet ta ketë parasysh këtë dhe të harroj debatet e vjetra. Andaj jam shumë i sigurt që shënimi i kufirit do të kaloj”, ka thënë ai, përcjell arbresh.info.
Veseli ka thënë se beson tek deputetët që interesi i vendit është mbi interesat personale.
“Na duhet bashkëpunim dhe përkrahje që të kaloj kjo marrëveshje. Shpresoj që deputetët do ta bëjnë këtë”, ka thënë ai.
Veseli ka folur edhe për votat e nevojshme.
“Besoj në pjekurinë e kuvendit pa dallim partie apo etnie. Askush nuk ka të drejt ti mbaj peng qytetarët tanë dhe jam i sigurt që shumë shpejt do të ndodh liberalizimi”, tha ai./arbresh.info
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët