Veseli bashkëbisedon me agronomët (FOTO)

19:34 | 13 Mars 2017
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli ka bashkëbiseduar dhe ka dëgjuar idetë e agronomëve të Komunës të Shtimës.

Ai ka takuar dhjetëra kultivues të luleve, fermerë dhe përfaqësues të biznese për ti dëgjuar për idetë e tyre për të ardhmen e agro-kulturës dhe zhvillimit të bizneseve të vogla e të mesme.

Agronomi Rexhep Limani, ka propozuar që shteti të reformojë më shumë arsimin profesional pasi mungojnë punëtorët e profilizuar.

“Nevojitet reformim i thellë i arsimit sepse ne kemi shumë mundësi për të punësuar punëtorë të rinj por nuk ka profesionistë të asnjë fushe në bujqësi. Të gjithë mësojnë e shkojnë kryejnë juridik e ekonomik, ndërsa askush nuk merr një profesion për të punuar në praktikë. Shteti duhet të mendojë dhe të ofrojë arsim profesional në të gjitha fushat, në mënyrë që të rinjtë të profilizohen për tregun e punës e jo të kërkojnë punë të cilat nuk dinë ti kryejnë “, tha Limani.

Edhe biznesmeni Hyzer Gashi, ngiti shqetësimin e mungesës së kuadrove profesionale për tregun e punës, ndërsa propozoi që në të ardhmen shteti të bëhet një rregullator më i mirë dhe më i afërt me bizneset në mënyrë që ti ndihmojë ato përmes stimulimeve të ndryshme dhe përmes programeve për tu zhvilluar më tutje si dhe të ndikoj në konkurrencën e drejtë me produktet e paverifikuara që vijnë në Kosovë nga importi.

Pasi bashkëbisedoi dhe dëgjoi idetë e fermerëve dhe biznesmenëve të Komunës së Shtimës, kryetari Veseli tha se idetë e tyre do ti shërbejnë për ndërtimin e një platforme të mirëfilltë për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Unë ju kam dëgjuar dhe po ua jap fjalën se nuk do ta harroj atë që biseduam bashkë këtu. Po në të njëjtën kohë po ua japë edhe fjalën tjetër, se kjo ka me qenë obligim për mua si politikan. Ka me qenë obligim për arsye se po lidhet edhe me të gjitha politikat që janë përgjegjësi e jonë, çfarë po pretendojmë me bartë si mision tek qytetari”, ka thënë kryetari Veseli.

Veseli tha se pa fuqizimin e bizneseve të vogla dhe të mesme nuk mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, ndërsa i siguroi bashkëbiseduesit se do të jetë përfaqësues dhe avokues për të quar përpara idetë e tyre për zhvillimin e Kosovës.

   

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme