Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka folur në ceremoninë e lutjeve të mëngjesit në Tiranë, duke kujtuar se Ballkani Perëndimor ka nevojë për paqe dhe stabilitet si dhe respekt mes njëri- tjetrin, raporton Ekonomia Online.
“Kosova mendon për të ardhmen, mendon për respektin ndaj fqinjëve dhe mendon për respektin për të gjithë ata që kontribuuan për popullin tim dy dekada më herët”.
“Ballkani dhe regjioni ynë ka nevojë për paqe dhe për respekt”, ka thënë Veseli gjatë lutjeve të mëngjesit që po mbahen në Tiranë dhe ka mbledhur delegacione nga vende të ndryshme të botës.
Tema e këtyre lutjeve është fqinjësia e mirë.
“Ndoshta nëse do të ofroheshin shumë shkencëtarë dhe ekspertë të ekonomisë do të bëheshin analiza për më shumë prosperitet në këtë regjion, formula më e thjeshtë do të ishte bashkëpunimi mes veti”.
“Në momentin kur Ballkani të arrijë të kuptojë respektin për njeri tjetrin dhe të punojë bashkërisht do të ketë prosperitet më të mirë për qytetarët e tyre në mënyre që këta të qëndrojnë në vendin tyre dhe të mos largohen”.
“Lutjet tona shkojnë për të gjithë ata që kanë nevojë, dhe më së shumti shkojnë për ata njerëz që e kanë mendjen dhe qëllimin e mirë dhe mendojnë më shumë se për vetën edhe për tjetrin”, ka thënë Veseli./EO/
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?