Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se askush nuk duhet të shashtiset nga gëzimi i formimit të Gjykatës Speciale, por po ashtu askush sipas tij nuk është mirë të frikësohet nga kjo gjykatë shkruan arbresh.info.
Këto komente ai i bëri pas takimit përmbyllës për këtë vit të Këshillit Drejtues të PDK-së.
“Natyrisht që ne nuk e kemi pritur një entuziazëm kaq të madh i cili do të ishte edhe brenda vet nesh për një gjykatë të tillë . Sido që të jetë po u futëm në politizim të saj dëshiroj të theksoj vetëm një fakt askush nuk është mirë me u shashtis prej gëzimit nga kjo gjykatë por në të njëjtën kohë askush nuk është mirë të frikësohet nga kjo gjykatë”, ka thënë ai.
I pari i PDK-së, ka pohuar se është i bindur se liria e Kosovës dhe lufta e UÇK-së, është më e gjerë se sa kjo gjykatë.
Veseli, ka thënë se nuk beson që ka bashkëluftëtarë dhe i frikësohen kësaj gjykate, duke shtuar se “tucat”, nuk i kanë pasur asnjëherë me vete.
“Nuk besoj që ka bashkëluftëtarë që ka qenë në UÇK dhe i tutet ndonjë gjëje aq më tepër në lirinë e Kosovës për arsye se nuk e besoj që ata kanë qenë aq luftëtarë, tucat nuk i kemi pas kurrë me veti , i kanë marrë librezat po nuk janë”, ka thënë Veseli./arbresh.info/
Tetë të vdekur dhe 15 të lënduar nga shpërthimi i zjarrit në...
Ministrat dhe kryeministri nën “llupën” e Prokurorisë Specia...
Edhe pas 23 vjetëve të euros, gjermanët ende këmbejnë marka
“Pse gjithë ky mllef me ty?” – Banorët diskutojnë me Drenush...
Mike Johnson është rizgjedhur kryetar i Dhomës së Përfaqësue...
Spiropali uron Johnson për rizgjedhjen në krye të Dhomës së ...