Veseli: Askush dhe asgjë nuk mund të na ndajë me SHBA-të

16:37 | 5 Mars 2019
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i koalicionit qeveritar, Kadri Veseli, ka folur për takimet e ndara që sot i ka zhvilluar në kabinetin e tij me Ambasadorin Amerikan Philip Kosnett, me shefen e Zyrës së BE-së Nataly Apostolova si dhe me kryeministrin Ramush Haradinaj.

“Kosova ka orientim perëndimor. Askush nuk ka të drejtë dhe askush nuk do të na ndajë nga ShBA-të dhe nga orientimi jonë perëndimor. Kosova drejt ndërmarrësisë, drejt njerëzve inovatorë. Rinia duhet të qëndrojë në Kosovë. Në Kosovë duhet të zhvillohet jeta, të zhvillohet perspektiva. Ta fuqizojmë shtetin për arsye se nuk ka nevojë t’i hapim vetvetes dilema dhe as nuk do lejojmë t’i hapim vetes dilema. Dilemat i kemi mbyllur me 12 qershor 1999, populli i Kosovës me sakrificë dhe me një çmim shumë të madh e kemi larguar Serbinë nga Kosova. Por Serbia është fqinji ynë me të cilin duam të kemi paqe, por Kosova do jetë përjetë shtet i pavarur dhe sovran dhe ky do jetë orientimi yn”, ka deklaruar Veseli në Gjilan, pas vizitës që i bëri një fabrike prodhuese të mobileve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme