Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka shkruar në rrjetin social Twitter se kryeministri Albin Kurti nuk ka vizion për të ardhmen e vendit.
Lideri i opozitës ka thënë se Kurti u fsheh sot në seancën parlamentare pas deklaratave të paqarta duke mos ofruar zgjidhje të pranueshme për sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova.
“Kryeministri Kurti nuk ka vizion për të ardhmen e Kosovës. Ai e bëri të qartë këtë përsëri sot. Duke u fshehur pas deklaratave të paqarta në Kuvend, ai nuk arriti të ofrojë ndonjë zgjidhje të pranueshme për sfidat me të cilat përballemi. Në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ne duhet të ecim krah për krah me SHBA-të”, ka shkruar Veseli./Rtk
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...