Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se Kosova ka nevojë të punojë me mençuri në raport me Serbinë.
Veseli ka thënë se nuk ka frikë nga Serbia sepse ajo asnjëherë nuk e ka pasur në dorë atë.
“Albin Kurti e bëri hero e humanitarë Vuçiqin në CNN e mediat tjera botërore për 1000 teste COVID-19. Por qytetarët janë duke kuptuar për këtë perfiditet”, tha ai në RTV Dukagjini.
I pari i PDK-së thotë se Kurti testet nga Serbia nuk i solli as në bashkëpunim me ambasadën amerikane por tjetër ambasadë.
Veseli ka thënë se askush me mirë se PDK nuk i mbron territoret e Kosovës.
“Nuk e besoj se Albin Kurti dhe Avdullah Hoti e mbrojnë më mirë se ne [PDK] territorin e Kosovës”.
Ai thotë se Kosova ka nevojë për Amerikën dhe Bashkimin Evropian.
“Bashkimi Evropian na ka trajtuar në mënyrën më jo dinjitoze por ne nuk duhet të futemi në konfrontim me ta. Por duhet të punojmë me mençuri dhe të ballafaqohemi së bashku me Serbinë”.
Veseli thotë se pavarësisht se ka pak besim te Avdullah Hoti ashtu siç kishte pak besim te Albin Kurti, do të ndihmojë në raport me Serbinë.
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...