Koalicioni NISMA-AKR-PD në zgjedhjet parlamentare, të 6 tetorit, nuk ka arritur të kalojë pragun zgjedhor, duke marrë gjithsej 39 mijë e 495 vota, apo 4.96%.
Mirëpo, ky koalicioni po beson që ka arritur të kalojë pragun zgjedhor pas rinumërimit që iu është bërë disa vendvotime, e që kanë pasur probleme me formular e probleme tjera kryesisht teknike.
Sekretari i Përgjithshëm Aleancës Kosova e Re, Vesel Makolli tha për Telegrafin se pas rinumërimit të votave kanë informacione se koalicioni NISMA-AKR-PD, ka arritur të kalojë pragun zgjedhor.
“Kemi informacione të besueshme që është kaluar pragu, janë gjetur një sasi e madhe e votave të cilat në një farë forme na u kanë tjetërsuar neve, janë qindra vota. Andaj pragu është kaluar”, pohoi Makolli.
Ai tha se deri tani nuk kanë pasur ndonjë ofertë për bashkëqeverisje, dhe se më shumë kanë qenë të fokusuar te rinumërimi i votave. Megjithatë ai shtoi se mirëpresin deklaratat e LDK-së, ku kanë pohuar se AKR duhet të jetë pjesë e parlamentit.
“Edhe ne besojmë se do të jemi pjesë e parlamentit”, tha ai
Po ashtu, edhe nga NISMA Socialdemokrate kanë pohuar se pragu zgjedhor është kaluar dhe se për këtë po e presin konfirmimin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Fazli Hoxha, anëtar i kryesisë së NISMË-s ka, në një deklaratë të dhënë për Telegrafin ka pohuar se pas rinumërimit të votave koalicioni i tyre ka siguruar votat e mjaftueshme për të hyrë në parlament.
“Sa i përket pragut zgjedhor NISMA Socialdemokrate me partnerët e saj AKR dhe PD do ta kalojë atë, duke u bazuar në faktet që po dalin se ka pasur manipulim me vota, ku subjekti ynë është dëmtuar në masë të madhe. Tash po shihet se pragu nuk është problem. Sipas informatave që kemi NISMA e ka kaluar pragun, por kjo pritet të konfirmohet zyrtarisht nga KQZ-ja, me rastin e shpalljes së rezultateve përfundimtare. Ne si NISMË Socialdemokrate përshëndesim çdo deklaratë që vije nga zyrtarët e LDK-së, të cilët NISMËN e shohin si partnere për qeverinë e ardhshme”, është shprehur Hoxha.
Ndryshe, në zgjedhjet parlamentare të cilat janë mbajtur më 6 tetor kanë votuar 812 mijë e 49 votues apo 44.18 për qind.
Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, partia e parë është Vetëvendosje me 25.50 %, pas saj radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.83 %, kurse Partia Demokratike e Kosovës radhitet e treta me 21.25%. Ndërsa koalicioni AAK-PSD në zgjedhjet e 6 tetorit ka marrë 11.57 për qind, kurse koalicioni NISMA-AKR ende nuk e ka kaluar pragun zgjedhor.
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...