Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, dhe njëri ndër hartuesit të dokumentit më të lartë juridik, Enver Hasani, ka thënë se transformimi i FSK-së nuk mund të bëhet përmes ligjit, ashtu siç po pretendon ta bëjë presidenti i vendit, Hashim Thaçi.
“Transformimi i FSK-së përmes ligjit nuk mund të bëhet, sepse sipas Kushtetutës së sotshme dhe amendamenteve që kanë kaluar kontrollin kushtetues në Gjykatën Kushtetuese, rregullimi me ligj mund të bëhet vetëm sa i përket rregullimit të brendshëm, por jo edhe mandati i FSK-së. Mandati i çdo ushtrie përcaktohet me Kushtetutë dhe jo me ligj”, ka thënë Hasani ditë më parë.
Ky konstatim nuk i ka pëlqyer kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, duke e quajtur Hasanin si ‘njeri shumë të mençur’.
“Profesori është shumë i mençur, dhe nuk kam asnjë koment më shumë. Deputetët e Kuvendit, që janë të zgjedhurit e popullit, do të marrin vendime që janë konform Kushtetutës. Mirë është me çu mendjen nga pak kah pozitiviteti dhe vendimmarrja që i shërben vendit tonë, dhe jo vetëm aty ku e bllokon çdoherë se qytetarët tanë janë lodh prej politikës bllokuese dhe konfrontuese dhe po donë veprime konkrete të cilat i prekin vetë ata”, ka thënë Veseli pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
Madje ai ka thënë se nuk është mirë të ‘tjerrët’ shumë kjo çështja se kush po e formon ushtrinë, duke i dhënë konotacion politik.
“Të mos mundohen m’i tjerrë shumë, kush po mundohet m’i tjerrë. Partneriteti me bashkësinë ndërkombëtare është e jashtëzakonshme me ShBA-në dhe me partnerët e NATO-s”, ka shtuar ai.
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...