Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi si pasoj e reshjeve të mëdha të shiut, ka kërkuar nga qeveria që të ndërmarrë veprime të shpejta dhe të krijojë ekipe të nevojshme për menaxhim të mirë të situatës, me qëllim të minimizimit të dëmeve.
Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se rastet si në vitin e kaluar, ku ekonomitë familjare dhe bizneset kanë pësuar nga vërshimet dhe keqmenaxhimi i situatës, është e papranueshme të përsëriten.
Mes tjerav, ai tha se ka komunikuar me kryetrin e komunës së Mitrovicës dhe Skënderajt ku ka shprehur solidarizimin e plotë me ta dhe qytetarët e këtyre dy komunave.
Postimi i plotë:
Reshjet atmosferike kanë shkaktuar vërshime dhe probleme të tjera në shumë qytete të Kosovës, posaçërisht në Mitrovicë dhe Skënderaj, duke i ballafaquar qytetarët me mungesa të ujit të pijshëm, bllokim të rrugëve dhe dëme të konsiderueshme materiale.
Gjatë ditës së sotme kam komunikuar me kryetarët e Mitrovicës dhe Skënderajt, Bedri Hamza dhe Fadil Nura, ku u kam shprehur solidarizimin e plotë me ta dhe qytetarët e këtyre dy komunave në këto momente të vështira për ta.
Duke qenë se parashikimet për motin paralajmërojnë një javë me reshje të vazhdueshme, i bëjë thirrje qeverisë të ndërmerr veprime të shpejta dhe të krijojë ekipet e nevojshme për menaxhim të mirë të situatës, me qëllim të minimizimit të dëmeve.
Rastet si në vitin e kaluar, ku ekonomitë familjare dhe bizneset kanë pësuar nga vërshimet dhe keqmenaxhimi i situatës, është e papranueshme të përsëriten.
Në raste të tilla të krizave emergjente, qytetarët duhet ta kenë ndihmën dhe mbrojtjen e shpejtë dhe të vazhdueshme të shtetit, krahas veprimeve konkrete për kompensimin e të gjitha dëmeve të shkaktuara./arbresh.info/
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...