Zëvendëskryeministrja e Kosovës për komunitete, Emilija Rexhepi ka kërkuar veprime urgjente lidhur me situatën e krijuar pas vërshimeve të shkaktuara nga reshjet e shiut në Dragash dhe Zhupë.
Rexhepi ka bërë të ditur se ka kërkuar nga disa ministri veprime për ofrimin e ndihmës për qytetarët e prekur.
“Të nderuar qytetarë, për shkak të reshjeve të dendura dhe motit të lig që kanë prekur Zhupën dhe Dragashin, menjëherë kam njoftuar Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Energjisë, Ministrinë e Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, si dhe Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për sanimin e pasojave nga reshjet dhe ofrimin e ndihmës për qytetarët e rrezikuar”, ka shkruar ajo.
Tutje ajo ka thekusar se kjo situatë kërkon veprim urgjent dhe të koordinuar nga të gjitha institucionet kompetente.
“Nuk do të tolerojmë asnjë vonesë në ofrimin e ndihmës. Të gjitha shërbimet përkatëse janë maksimalisht të angazhuara dhe të përgjegjshme në kryerjen e detyrave të tyre”, shkruan në njoftim.
Rexhepi ka shprehur qëndrimin se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për mbrojtjen e qytetarëve të saj dhe se pret “që të gjitha institucionet të reagojnë shpejt dhe me efikasitet për të zbutur pasojat e kësaj stuhie të rëndë”./Arbresh.info/
Sot pritet të fillojnë punimet në rrugën “Rexhep Luci” në Pr...
Sot mbahet takimi i radhës i Komitetit Ndërministror për të ...
Parashikimi i motit për sot
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...