Me fillimin e sezonës së verës, Kosova mbushet me mërgimtarë që vijnë nga të gjitha vendet e botës ku ata punojnë e jetojnë.
Ekipi i portalit Arbresh.info ka vizituar pikën kufitare në Vërmicë që lidh Kosovën me Shqipërinë, për të parë se sa po frekuentohet kjo pikë kufitare nga mërgimtarët dhe a ka pritje të gjata.
Temperaturat e larta, por pritje të shkurta.
Në këtë pikë kufitare, mërgimtarët thonë se maksimumi i pritjes që mund të kenë është pesë minuta.
Ata na tregojnë nga cilat shtete vijnë dhe pse pikërisht kanë zgjedhur që përmes kësaj pike kufitare të vijnë në Kosovë.
Për dy bashkatdhetarët që vijnë nga Austria, kjo pikë kufitare është më e mira dhe gjithmonë vijnë në atdhe përmes kësaj pike.
“Vijmë nga kjo pikë kufitare sepse na pëlqen shumë, është ma mirë këtu se në krejt Evropën”, thotë ajo.
Të njëjtën gjë e thotë edhe bashkëshorti i saj.
“Sa mbërritëm, ne vijmë prej Shkupit, por jetojmë në Austri’, thotë ai.
Të vijnë nga kjo pikë kufitare, bashkatdhetarët thonë se është më e lehtë dhe më e sigurt për ata që e duan shtetin Shqiptar.
“Nuk kemi pritë shumë as dy minuta, e preferoj më shumë Shqipërinë sesa alternativat tjera. Është më sigurt kjo pikë kufitare, vijmë gjithmonë nga kjo pikë”, shprehet një tjetër bashkatdhetarë.
Për këtë mërgimtar, i cili jeton në Zvicër tash e 27 vjet, fatmirësisht nuk kishte pritur edhe aq gjatë sesa herët e tjera.
“ Vij nga Zvicra nuk kam pritur shumë, herëve të tjera kur kam ardhur nga kjo pikë kam pritur më shumë, por sot ditë pune nuk është vikend. Unë vij gjithmonë nga kjo pikë kufitare vij prej vitit 1996 gjithmonë vij nga kjo pik kufitare” shprehet ai.
Bashkatdhetari tjetër nga Strasburgu nuk kishte pritur më shumë se dy minuta në këtë pikë kufitare.
Ai tregon arsyen pse ka zgjedhur rrugën tokësore dhe jo atë ajrore të vijë në atdhe.
“Vij prej Strasburgu as dy minuta nuk kam pritë, nuk vij gjithë prej kësaj pike kufitare vij me aeroplan por vetëm e kam sjell veturën në Kosovë” tha ai./Arbresh.info/ Edona Krasniqi/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...