Veriu – vendi i krizës!

07:54 | 2 Janar 2019
Arbresh.info

Debati publik e zonat e krizës gjatë 2018-s vazhduan të jenë të fokusuara në veriun e vendit.

Mitrovica Veriore, Leposaviqi, Zubin Potoku e Zveçani, gjatë tërë vitit, ishin zona ku u provokuan kriza, ndërsa komunat u shfrytëzuan vazhdimisht për t’i qëruar hesapet politike kryesisht në mes të Hashim Thaçit e Aleksandër Vuçiqit.

Dy presidentët, që në Bruksel shtrëngojnë duart në negociata, në veri vazhdimisht provokuan masën me mesazhe e veprimet e tyre.

Vuçiq, gjatë tërë vitit, e pati më të lehtë funksionimin e tij në zonën e krizës.

Njëri nga njerëzit më me ndikim në këtë zonë, lideri i opozitës Oliver Ivanoviq, u vra, duke lejuar kështu politikanët serbë të veprojnë në zonë pa pasur një opozitë politike dhe me ndikim siç ishte Ivanoviq, raporton KTV.

Vrasja e Ivanoviqit nisi të zbardhet kohëve të fundit, ndërsa pretendimet për lidhjet e politikës me vrasjen e tij janë të forta.

Njeriu i dytë i Listës Serbe, partisë së përkrahur nga Vuçiq, Millan Radojqiq, është shpallur në kërkim nga prokuroria si person që dyshohet se ka gisht në këtë vrasje.

Radojçiq, që besohet se strehohet në Serbi, është i paarritshëm, për shkak se qeveria serbe nuk ka pranuar ta ekstradojë në Kosovë.

Por, ura është një prej shumë problemeve tjera që i kanë qytetarët e kësaj zone.

Veriu i vendit, zona e krizës, ku kontrabanda, vrasjet e bombat janë të përditshme, vazhdoi të shfrytëzohet për mesazhe politike të cilat prodhuan vazhdimisht kriza.

Me shumë bujë dhe pa leje institucionale, Marko Gjuriq mësyu veriun në (muajin) për ta mbajtur një fjalim motivues për serbët

Arrestimi i Gjuriqit nuk mbeti pa u shfrytëzuar për spektakle politike e publike.

Politikani serb i arrestuar nga njësia speciale u soll në Prishtinë, ku, në një paraqitje publike të paparë deri në atëkohë, u tërhoq zvarrë nga policia.

Pamjet, të cilat ishin të pazakonta për policinë, u duartrokitën në Prishtinë, ndërsa kundërefekti i menjëhershëm ishte nisja e një paniku në Preshevë, Medvegjë e Bujanovc nga qeveria serbe.

Paralajmërimi i Aleksandar Vuçiqit për ta vizituar Ujmanin, i pozicionoi sërish autoblindat e policisë afër veriut.

Behgjet Pacolli doli publikisht dhe tha se Vuçiqit nuk do t’i lejohej vizita në Liqenin e Ujmanit.

Por, Pacolli u dorëzua përballë insistimeve të shumta të Vuçiqit. Pak orë para vizitës, presidentit serb iu lejua qarkullimi dhe dhënia e mesazheve për Kosovën si pjesë e Serbisë.

Për ta balancuar Vuçiqin dhe protestën e njërit prej kundërshtarëve më të mëdhenj të tij politikë, Albin Kurtit, Hashim Thaçi, në një mëngjes, vendosi ta ndërmarrë operacionin e tij të veriut.

Me barkë, Thaçi lundroi në Ujman me një mesazh se ky liqen është i Kosovës.

Shfrytëzimi i veriut për mesazhe politike dhe fitim votash, toleroi ato që në këtë zonë vazhdojnë të jenë problematike.

Krimi, korrupsioni e kontrabanda, vazhduan të jenë në qendër të vëmendjes në këtë zonë.

Ky integrim i sistemit të drejtësisë në veri po shihet si hap para drejt krijimit të një sigurie më të madhe në këtë pjesë të brishtë të vendit.

Targat nuk u ndërruan as këtë vit, ndërsa zona vazhdoi të mbesë pa përkrahje nga institucionet, e veçanërisht të diskriminuar ishin banorët shqiptarë të cilët gjatë vitit mbetën, me raste, edhe pa ujin e pijes.

E, veriu do të vazhdojë të jetë tema kryesore edhe gjatë 2019-s.

Për të, do të diskutohet e do të flitet shumë. Shkatërrimi i grupeve kriminale do të jetë detyra e organeve të ndjekjes, ndërsa përmirësimi i jetës dhe kthimi në normalitet i zonës, obligim për politikën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme