Që nga java e kalaruar, serbet në veri të Mitrovicës kanë nisur të vendosin grafite pro ruse me shkronjën “Z”, e cila është simbol i forcave ruse në agresionin ushtarak në Ukrainë.
Fatmir Sheholli nga Instituti për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, për arbresh.info ka treguar se serbët në veri të vendit janë duke u frymëzuar nga pushtimi i Rusisë në Ukrainë.
“ Prej protestës që është mbajt të dielën e kaluar në qendrën e Mitrovicës Veriore ku ju dha përkrahje Rusisë, vazhdimisht ka pas kësi frymëzime për përkrahje të Rusisë edhe në forma të muraleve edhe në këtë formë tjetër. Kjo është një gjendje e frymëzimit të serbeve në Veri që po marrin frymëzim nga Rusia në Ukrainë”, ka thënë Sheholli.
Sipas tij, përkrahje për këto veprime, banoret serbë në Veri po marrin edhe nga Beogradi.
“Pa e pas përkrahjen e Beogradit zyrtarë dhe të subjektit politik serbë që është në Kosovës, ata nuk do të vepronin kështu. Por duket se e kanë përkrahjen e tyre”, tha Sheholli për arbresh.info.
Shkronja “Z”, fillimisht tërhoqi vëmendjen e botës kur u pa në automjete ushtarake të grumbulluara përgjatë kufirit rus me Ukrainën në ditët përpara pushtimit, i cili filloi më 24 shkurt./V.Selimi/Arbresh.info/
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës