Google ADS

Veriu i Mitrovicës e Zveçani do të vendosen në karantinë

19:20 | 3 Prill 2020
Arbresh.info

Komuna e veriut të Mitrovicës dhe Zveçani do të vendosen në karantinë.

Siç mëson arbresh.info nga burime brenda zyrës së kryetarit të Mitrovicës Veriore, vendimi është marrë në bazë të shtabeve të krizës komunale.

Karantimi do të bëhet në tërë territorin e këtyre dy komunave.

Sot gjatë ditës pas takimit Shtabi Emergjent i Mitrovicës së Jugut ka marrë masa shtesë për parandalimin e virusit COVID-19.

Kryetari i Jugut, Agim Bahtiri duke e parë situatën e krijuar pas përhapjes së virusit COVID-19 në pjesën veriore të qytetit, propozoi që të bëhet një matje e lëvizjes së qytetarëve nga pjesa veriore në këtë jugore dhe anasjelltas, në mënyrë që gjithë qytetarët të jenë të mbrojtur më shumë nga ky virus.

Zyrtarët e shtabit emergjent në bazë të planit të mobilitetit të angazhojnë vullnetarë për të bërë matjen e lëvizjes së njerëzve dhe veturave nga pjesa veriore në atë jugore dhe anasjelltas (përmes pyetësorëve).

Të bëhet dezinfektimi i vazhdueshëm i hapësirave të subjekteve afariste në atë pjesë, pasi ka frekuentim më të madh të banorëve dhe tu përmbahen rekomandimeve nga IKSHPK-ja dhe institucionet përkatëse./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme