Sy e vesh u kthyen ka kjo pjesë vetëm tre muaj më parë.
Mëngjesi i 21 shtatorit u kthye në trishtim për banoret e pjesës Veriore të Mitrovicës.
Alarmet e Njësisë Speciale e pastaj edhe të mjeteve e rënda nga banorët serbë u bënë shkas që Jarina e Bërnjaku të kthen në kryefjalë të ditës e pastaj edhe të javëve.
Kjo pjesë e Kosovës, e cila lidhet më Serbinë, u bë shkas që për Kosovën të flitet edhe tek mediat ndërkombëtare dhe të ketë reagime të shumta.
Një vendim i marr nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeqla, bëri që ende pa zbardhur dita, trupat e Njësisë Speciale të vendosen në këto dy pika.
Vendimi për reciprocitetin me targat, u bë shkas që të ketë një “konflik” të ri më Serbinë.
Ora po kalonte e lajmi tashmë kishte marr dhenë.
Nga çasti në çast banorët lokal dhe jo vetëm, filluan të mblidheshin në këto dy pika.
E urdhri për bllokadë duket se tashmë ishte dhënë.
Të paktën kjo mund të kuptohet nga mobilizimi i disa qytetarëve, të cilët filluan që në shenjë revolte të vendosin mjete të rënda të ngarkuar në rrugë e flamuri me mbishkrim për Asociacionin nuk kishte si të mungonte.
Përkrahje kësaj kryengritje i dhanë edhe përfaqësuesit e Listës Serbe, të cilët dërgonin mesazhe për vendosmëri.
Protestuesit shtoheshin teksa rruga ishte e bllokuar dy kilometra e qarkullimi mund të bëhej vetëm në këmbë.
Nata për protestuesit ngjasonte si një piknik shoqërie, zjarr, pije e këngë serbe që as shiu nuk i largonte nga rruga.
Nga ana tjetër forcat e Njësisë Speciale vëzhgonin situatën.
Të bllokuar nga barrikadat e serbëve mbetën edhe gazetarët që kaluan natën nën mbrojtjen e Njësisë Speciale.
Dita e dytë. Protestuesit të palodhur. Lagështia e mëngjesit kishte filluar t’i ndal zjarret. Këngët e provokimet nuk ndalonin, protestuesit nuk dorëzoheshin, por vetëm shtoheshin.
Kur po afrohej nata e dytë, fillon ngritja e tendave që tregonte vendosmërinë e serbëve.
Vazhdonte avazi i njëjtë i situatës. Njësia Speciale qëndronte pa penguar askënd në vendin e ngjarjes.
Ovacionet e ofendimet nga protestuesit ishte të mëdha kur parakalonte Njësia Speciale për tu ndërruar.
Edhe një natë e njëjtë, e pastaj edhe dita e tret.
Protesta, fyerje, e mos zmbrapsej vazhdon për 12 ditë më radhë. Gjatë kësaj përudhë qytetarët nga Serbia rrugën nga kufiri po e bënin këmbë.
Kosova ishte nën dylbitë e ushtrisë serbe, Rusia nga ana tjetër kërcënonte për ndërhyrje, por shteti i Kosovës vepronte normalisht në territorin e saj.
Njësia Speciale nuk zmbrapsej nga fyerjeve ose paralajmërimet që bëheshin.
Të gatshëm për çdo gjë e pa ju trembur syri përmbushnin betimin e tyre.
Zjarri, këngët, ofendimet, thirrjet nacionaliste, tendat e protestuesit ishin të njëjtë e tëra çka ndryshonin ishin ditët.
Më 29 shtator e gjithë vëmendja u kthye nga Brukseli.
Shefi i delegacionit të Kosovës për dialogun, Besnik Bislimi, ishte i pari do të takohet me të dërguarin e BE-së, Miroslav Lajçak. Më pas i dërguari i BE-së do të takohet me kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq, e tërë kjo për të arritur një kompromis për të zhbllokuar dy pikat kufitare.
Marrëveshja u arrit pas bisedimeve dy ditore.
Në të thuhej se më 2 tetor, Njësia Speciale do të largohej nga Jarinja e Bërnjaku dhe do të vendosej KFOR-i. Gjithashtu do të largoheshin protestuesit dhe barrikadat.
E ashtu siç ishte paraparë, KFOR-i zuri vend në veri por rezistenca nga dy palët po vazhdonte.
Mëngjesi i 2 tetorit nuk i gjeti bllokadat në rrugë, por gjeti protestuesit të pa lëkundur e Njësinë Speciale.
Rezistenca vazhdoj deri në orët e mesditës kur një kamion më mbishkrimin për Asociacionin, bëri që Njësia Speciale të mos tërhiqej.
Si gjithmonë, me intervenimin e ndërkombëtarëve gjërat filluan të normalizoheshin.
Pas 12 ditësh rezistencë Njësia Speciale dhe protestuesit po largoheshin.
Rruga ishte liruar dhe lëvizjet filluan normalisht.
Në marrëveshjen e Brukselit që solli zhbllokimin e rrugëve ishte paraparë që më datë 4 tetor, në ora 08 të mëngjesit të filloj zbatimi i përkohshëm i sistemit të afisheve me të cilat si Kosova ashtu edhe Serbia do të mbulojnë elementet shtetërore të targave të njëra-tjetrës.
Ashtu siç edhe e do rendi, 4 tetori e gjeti palën Kosovare e atë Serbë duke zbatuar në përpikëri ujdinë.
Dallimi i vetëm ishte se tashmë rruga ishte pa pengesa e veturat që hynin nga Serbia në Kosovës më stikersa mbulonte simbolet shtetërore./V.Selimi/Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...