Katër kryetarë të komunave serbe në veri të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, ditë më parë kanë dhënë dorëheqje nga funksionet e tyre, duke kundërshtuar kështu vendimin e Qeverisë së vendit për ngritjen e taksës doganore prej 100 për qind për mallrat serbe.
Por një veprim të tillë nuk e kanë bërë edhe kryetarët e komunave serbe në brendi të vendit, ndonëse vijnë nga subjekti i njëjtë politik, Lista Serbe, me ato të veriut, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Madje kreu i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, i cili njëherësh është edhe kryetar i Listës Serbe, ka deklaruar se komunat kosovare në veri nuk ekzistojnë më.
Dy ditë pas vendimit për dorëheqje të katër kryetarëve serbë, zyrtarët e Qeverisë së Kosovës nuk janë deklaruar për medie. Por deputetët e koalicionit qeverisës kanë thënë për “Zërin” se kryetarët e komunave veriore po tentojnë t’i zbatojnë idetë e Serbisë për ndarje të Kosovës.
Në anën tjetër, analistët politikë vlerësojnë se Lista Serbe po luan lojë të dyfishtë, pasi kryetarët e komunave që udhëhiqen nga serbët në jug të Ibrit nuk dhanë dorëheqje
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit