Vendimi që mërgimtarët të cilët aplikojnë për të votuar, të verifikohen përmes një thirrje telefonike është i pa bazë, dhe një gjë e tillë duhet të kontestohet.
Kështu thotë njohësi i Kushtetutës në vend, Mazllum Baraliu.
Ai, për arbresh.info thotë se është habitur, nga një vendim i tillë i KQZ-së.
Sipas tij, ky vendim i KQZ-së është i pabazuar.
“ Vendimet e pabazuara në ligj mund të kontestohen. Palët që kanë reaguar tashmë është dashtë që KQZ të ulet dhe të diskutojë. Së pari s’ish dashtë më ndodh një gjë e tillë, pasi që është në kundërshtim më ligj. Nuk është paraparë askund që votimi më post të verifikohet në atë mënyrë, është shprehur Baraliu”.
Ai, tha se si shkak i neglizhimit nga ana e institucioneve, shumë vota të mërgatës vite më parë nuk janë numëruar.
Baraliu e vlerëson si të drejtë reagimin dhe kërkesën për pezullim të këtij vendimi nga ana e Vjosa Osmanit si u.d e presidentes, shkruan arbresh.info.
“E kemi parë që sa mijëra vota kanë mbetur pa u përfshirë shkaku i neglizhencës së institucioneve tona. Më të drejt u.d së presidentes ka reaguar. Është çudi e madhe se si s’janë ulë e ta pezullojnë ende atë vendim. Është i gabuar një vendim i tillë dhe s’ka bazë në dispozita ligjore ky vendim dhe do të duhej të tërhiqej”., thotë Baraliu.
Sheholli: Besoj që PZAP do të sjell një vendim meritor dhe ligjor për këtë vendim
Në anën tjetër, njohësi i çështjeve politike, Fatmir Sheholli të gjitha shpresat për pezullimin e një vendimi të tillë i ka tek Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), pas ankesës së dorëzuar nga Lëvizja Vetëvendosje gjatë sitës së martë.
Ai, thotë se është pro verifikimit të çdo vote, mirëpo jo në këtë mënyrë, pasi sipas tij, nuk duhet të dëmtohet e drejta elementare njerëzore.
“PZAP do të shqyrtojë ankesën e LVV dhe besojë që do te sjellë vendim meritor dhe ligjor. Jam ithtarë që të verifikohet çdo individ por forma e verifikimit nevojitet të bëhet ashtu që të jetë sa më e kapshme dhe ligjore dhe mos te vjen ndesh me te drejtat elementare njerëzore”, u shpreh ai për arbresh.info.
Ndryshe, të hënën, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), mori vendim që t’i kontaktojë prej telefonit të gjithë mërgimtarët që kanë aplikuar për t’u regjistruar si votues, dhe nëse ndonjëri prej tyre nuk lajmërohet në telefon, atëherë atij do t’i mohohet e drejta që të votojë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Rreth këtij vendimi ka pasur reagime të shumta , madje është nisur dhe një peticion në Facebook, për të kundërshtuar një vendim të tillë./ Deri në ora 15:30 kundër këtij vendimi kanë votuar rreth 4000 persona V.selimi/arbresh.info/
Zyrtari i Hamasit: Të gatshëm për një armëpushim në Gaza
Hovenier falënderon stafin e ambasadës për avancimin e partn...
Në pamundësi të jenë në Rumani, yjet “Dardan” dë...
IKD: Qeveria dhe Kuvendi të nisin me urgjencë zbatimin e Akt...
Osmani priti në takim një delegacion të grupit Labour Friend...
“Trepça” largon nga puna dy punëtorë, kryen shkelje të rënda...