Rreth katër muaj pasi një pacienti i ishte refuzuar ndihma në QKUK, ky institucion ka vendosur për rastin e një kirurgu të këtij institucioni, i cili ka refuzuar t’i ofrojë shërbime pacientit, shkruan sot Koha Ditore.
Ani pse kirurgu Enver Fekaj e pati pranuar vetë se nuk e kishte trajtuar pacientin për shkak të “konfliktit” me të, Komisioni Disiplinor në QKUK nuk e ka gjetur fajtor për këtë çështje.
“Arsyeja pse unë në QKUK nuk kam dashur që ta bëj operimin e tij, ka qenë për shkak të fyerjeve që i kanë bërë ndaj meje. Dhe në momentin kur unë do ta merrja në dorë këtë pacientë, operimi ka qenë aq i komplikuar dhe do të mundë të kishte ndonjë pasojë. Dhe për ta evituar çdo keqkuptim, se kam mundur që me qëllim t’i bëj ndonjë gjë, nuk kam dashur që ta marr në dorë në QKUK”, pati thënë Fekaj në shkurt të këtij viti, kur pacienti e ka denoncuar rastin.
Prindërit e këtij pacienti përveçqë e patën akuzuar se nuk ua ka trajtuar djalin, ata pretendonin që ky mjek edhe u ka kërkuar para. Por Fekaj pati thënë që ka qenë duke bërë shaka kur e ka bërë një kërkesë të tillë.
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të