Google ADS

Verë spanjolle e ‘Red Bull’ në darkën e Edita Tahirit

09:31 | 17 Gusht 2018
Arbresh.info

265 euro ka kushtuar një darkë e ish-zëvendëskryeministres, Edita Tahiri. Përveç ushqimeve, në faturën e darkës figurojnë verë spanjolle dhe ‘Red Bull’.

Në këtë darkë janë konsumuar edhe dy vera “Rioja Crianza’, e cila kushton 30 euro për copë. Veç sallatave të ndryshme si: shope, greke e të përzier, biftekut të viçit, kafe e desert, në faturën e kësaj darke ka edhe ‘Red Bull’.

Por, në këtë faturë janë edhe tri lloje uji që janë konsumuar: ‘Rugove’, ‘San Pelegrino’ dhe ‘Panna’.

Në faturë ka edhe produkte si ‘kuzhina 12’, që kushton 12 euro, por nuk dihet se cili produkt është emëruar me këtë emër.

Gjithë fatura e datës 31 maj 2012, e lëshuar në orën 22:39 i ka kushtuar arkës së shtetit 265 euro.

Gjithsesi, restoranti “Rron” në Prishtinë ka faturuar 265 euro këtë drekë zyrtare, e cila është në emër të Edita Tahirit, po që nuk ka detaje se për kënd është shtruar ose kush kanë qenë mysafirët e ish-zëvendëskryeministres.

allxo.com ka nisur publikimin e faturave të shpenzimeve të Presidentit Hashim Thaçi në kohën kur ai ishte kryeministër i vendit.

Në dosjen prej qindra faturash të siguruar pasi BIRN ka paditur Zyrën e Kryeministrit në gjykatë, do publikohen fatura të shpenzimeve për 20 muaj qeverisje të Hashim Thaçit përfshirë këtu shpenzimet e 5 zëvendëskryeministrave tjerë të asaj kohe: Bujar Bukoshi, Edita Tahiri, Hajredin Kuçi dhe Behgjet Pacolli.

Pjesë e faturave janë edhe shpenzimet e kryera nga këshilltarë e shefa të kabineteve e deri te bodigardët e qeveritarëve të lartë.

Në dosjen “Sa han Shefi” e cila tashmë është aktive në KALLXO.com, çdo ditë do publikohen fatura të reja të shpenzimeve të shoqëruara me shkrime dhe dëshmi për shpenzimet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm