Gjatë raportimit në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka folur edhe për veprimtarinë e grupeve kriminale serb në veri.
Sipas tij, pandëshkeshmëria e tyre ka bërë që grupet kriminale të vazhdojnë veprimtarinë e tyre për rreth dy dekada në veri, teksa ka potencuar se kjo situatë tashmë ka ndryshuar, raporton Arbresh.info
“Një prej shtysave për grupet kriminale që me vazhdu me veprimtarinë kriminale në veri ka qenë pandeshkueshmëria. Për rreth dy dekada ata kanë qenë mbi ligjin, realisht ata kanë qenë vet ligji. Kjo situatë ka ndryshu por fatkeqësisht ende nuk kemi mbërri në situatën që ne do ta dëshironim në lidhje më jo përndjekjen por në lidhje me ndëshkimin. Për sa i takon përndjekjes së tyre, Policia e Kosovës bashkë me AKI-në, kanë qenë jashtëzakonisht të suksesshme dhe si rrjedhojë e kësaj kemi qetësi brenda për brenda territorit të katër komunave por jo vetëm. Nuk po flasim vetëm për kriminelët serb në ato katër komunat veriore, po flasim për një grup pak më të madh të kriminelëve”, ka thënë Sveçla.
Lexo edhe:
Sveçla: Është koha e fundit që prokuroria të fillojë me ngritjen e aktakuzave për sulmin në Banjskë
I pari i MPB-së, ka shtuar se kjo situatë ka ndikuar pa fund në buxhetin e shtetit teksa ka përgëzuar Policin e Kosovës si dhe Administratën Tatimore të Kosovës për siç thotë ai, rritjen e efikasitetit.
“Për më shumë se dy dekada, veriu i Kosovës ka qenë plagë e hapur për sa i takon sundimit të ligjit, dhe ka qenë një vrimë pa fund për buxhetin e Kosovës dhe pamundësinë që të inkasohen më shumë të hyra në buxhetin e Republikës së Kosovës. Përgëzoj Doganat e Kosovës dhe ATK-në për rritjen e efikasitetit. Por shtim i të ardhurave të Kosovës nga jashtë është edhe mbyllja e kontrabandës në veri, jo e gjitha por një pjesë e madhe kjo qëndron”, deklaroi Sveçla.
Lexo edhe:
Sveçla: Të gjithë pjesëtarët policorë do të trajnohen për përdorim të armëve të gjata
Mes tjerash, ai theksoi se mbyllja e kontrabandës në veri nuk është vetëm punë e Policisë së Kosovës por edhe e Prokurorisë dhe e Gjykatave.
Sveçla ka thënë se ka kriminel që kanë dosje me 30, 40 apo 50 raste.
“Është detyrë jo vetëm e Policisë por edhe e Prokurorisë dhe e Gjykatave që të merren më ta. Fatkeqësisht ka raste kur këto tashmë janë amnistuar ose janë hap edhe janë mbyllë raste. Ka kriminel të cilët kanë vepruar në veri qoftë shqiptar qoftë serb që kanë në dosje të tyre 30, 40 apo 50 raste përfshirë edhe sulme ndaj Policisë së Kosovës”, u shpreh Sveçla./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...