Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj sot në fjalën e parë që tha në Kuvendin e Kosovës bëri të gjithë deputetët ta duartrokasin.
E gjithë kjo pasi që Ministrja Reshitaj, iu është drejtuar deputeteve të Kuvendit të Kosovës duke i uruar ata dhe gjithë qytetarët e Kosovës jashtë trojeve shqiptare 28 nëntorin- 105 vjetorin e Shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari si dhe daljen publike në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ajo u duartrokit pasi që ishte e vetmja që bëri një gjest të tillë. Kujtojmë që ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor znj. Albena Reshitaj është doktor shkence dhe zv/ presidente e Aleancës Kosova e Re./arbresh.info
Kurti: Pulsin në këtë fushatë e kemi 118
Prishtina triumfon në çastet e fundit ndaj Borës
Aleksandar Arsenijeviq, arrestohet dhe më pas lirohet – i sh...
Protestë studentore në Beograd kundër shkeljeve kushtetuese
“Biden dhe Netanyahu pritet të flasin së shpejti”, Sullivan:...
Haxhiu: Opozita po i frikësohet konfiskimit të pasurisë së p...