Mungesa e kuadrove diplomatik, po bënë që Kosova të vazhdojë të mbes mbrapa në politikën e jashtme.
Nga njohësit e rrethanave politike në vend po cilësohen si ‘veprime të pakontrolluara’, që ndikojnë negativisht në proceset për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, shkruan arbresh.info.
“Deklarata e zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi, e menduar ndoshta për të imponuar hapa më të shpejte të anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, solli rezultat krejtësisht tjetër. Edhe nëse kishim një momentum të mire pas largimit të Rusisë nga ky institucion që mbledhë shumicën dërrmuese të shteteve të Evropës, sot mund të themi se jemi dy hapa prapa, se z.Bislimi të takohej më zyrtarët e KE-së. Pra, e menduar që të avancojmë tutje, ne bëjmë veprime të gabuara që situatën e kthejnë edhe me keq së para ndërmarrjes së iniciativës”, vlerëson Bekim Kabashi.
Sipas tij, tendenca për të luajtur me metoda të vendeve të fuqishme, mund të prodhojë rezultate të kundërta nga ato të pretenduarat.
“Kosova si vend i vogël dhe me kapacitete shume të kufizuara për të qenë akter në interesat, sidomos ndërkombëtare duhet të aplikojë diplomaci inteligjente dhe shume të kujdesshme. Tendenca për të luajtur me metoda të vendeve të fuqishme, mund të prodhoje rezultate të kundërta nga ato të pretenduarat”, thotë Kabashi për arbresh.info.
Se vendi ynë po bënë gabime të njëpasnjëshme në diplomaci, e thotë edhe gazetari Zekirja Shabani.
Ai e ka cilësuar si ‘trashanik’ veprimin e Bislimit.
“Veprimi i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi ishte një gabim trashanik diplomatik çfarë nuk do të duhej të ndodhë në asnjë rrethanë dhe për çfarë rrezikon besimin e miqve të Kosovës”, shprehet Shabani.
Shabani, fajtor për dëmtimin e Kosovës në diplomaci po e bënë edhe Ministren e Punëve të Jashtme me veprimet e saja.
“Kjo po e dëshmon mungesën e kuadrit diplomatik kosovarë në këtë qeveri dhe paaftësinë për të shfrytëzuar mundësitë e krijuara për Kosovën për anëtarësim në institucionet ndërkombëtare. Veprimet e Ministres së Jashtme të Kosovës Donika Gërvalla dhe tani zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi i dëmtojnë rëndë marrëdhëniet diplomatike të vendit”, deklaroi Shabani për arbresh.info.
Kujtojmë se të enjten, Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Bjorn Berge, i ka reaguar zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, duke e demantuar, pasi ky i fundit kishte njoftuar në “Twitter” se Berge ka mirëpritur iniciativën e Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.
Berge ka thënë se fatkeqësisht, përshkrimi i Bislimit nuk përputhet me atë që ka deklaruar në takim lidhur me anëtarësimin e mundshëm të Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Ky fatkeqësisht, nuk është një përshkrim i saktë i asaj që deklarova në takim në lidhje me aplikimin e mundshëm për Këshill të Evropës”, ka shkruar Berge.
Ky reagim erdhi pasi Bislimi në llogarinë e tij zyrtare në “Twitter” kishte thënë se gjatë qëndrimit në Strasburg ka takuar Bergen, e i cili ka mirëpritur iniciativën e Kosovës për të aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Bislimi ndryshe është edhe përfaqësues i Kosovës në dialog me Serbinë në nivel teknik.
Derisa vendi ynë synon të aplikoj në organizatat ndërkombëtare për anëtarësim, dy diplomatët e saj, Bislimi e Gërvalla vazhdojnë të bëjnë gabime në referim.
Vetëm pak muaj më parë, ishte vetë Gërvalla ajo që përmes disa postimeve në rrjete sociale bënte ngatërresa, përfshirë ngatërrimin e flamurit të NATO-së me atë të OKB-së./V.Selimi/arbresh.info/
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...