Është rikthyer vepra artistike “Mendoj për ty”e artistes, Alketa Xhafa Mripes.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se artistes ia ka dorëzuar fustanin e parë që do të jetë pjesë e instalacionit të saj, shkruan Arbresh.info.
“Në 27 vende të botës, 4 kontinente, tashmë në një dimenzion global, rikthehet vepra artistike e Alketa Xhafa Mripes “Mendoj për ty”. Sot ia dorëzova Alketës fustanin e parë që do të jetë pjesë e këtij instalacioni. Një fustan me ngjyrat e Kosovës e me lulen anemone e cila tashmë është shndërruar në simbol të forcës, guximit e shpresës”, ka shkruar Osmani në Instagram.
Tutje, ajo bëri të ditur se të gjitha fustanet e të mbijetuarave të dhunës seksuale nga anë e kënd botës do të bëhen pjesë e këtij instalacioni i cili do të ekspozohet në Hagë.
“Le të shndërrohen këto fustane në simbol të triumfit e të forcës shtesë në angazhimin tonë për drejtësi”, shkroi Osmani./Arbresh.info/
View this post on Instagram
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde