Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu ka thënë se janë në dispozicion të gjitha forcat të armatosura në mënyrë që Forca e Sigurisë së Kosovës të ketë gjithë spektrin e sigurisë.
Në konferencën e përbashkët me ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci së Kosovës, ministri Vengu thotë se kemi një kuadër ligjor të ri dhe jemi në një proces dinamik, përcjell Arbresh.info.
“Është një privilegj të jem sot këtu, për të përballuar situata të emergjencave civilev. Kem në dispozicion të gjitha forcat të armatosura në mënyrë që FSK të ketë gjithë spektrin e sigurisë. Bashkimi i forcave në mënyrë që resurset dhe të specializojmë forcat dhe të bashkëpunojmë në një mënyrë të përbashkët. Ne kemi shtuar trupa dhe rritje të gatishmërisë është një dakordim i përbashkët normalisht që Shqipëria do ti bashkangjitet kur është nevoja nuk kemi asnjë rezervë por është herët. Kemi një kuadër ligjor të ri dhe jemi në një proces dinamik. Autoblindat janë një histori suksesi dhe ne vazhdojmë ta mbështesim dhe padyshim që Kosova ka hapësirën e nevojshme për të përfituar”, tha Vengu./Arbresh.info/
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...