Vendvotimi specifik, “avullohen” 451 fletëvotime

11:38 | 25 Tetor 2019
arbresh.info

Qendra e Numërimit dhe Rezultateve ka gjetur se në një vendvotim kanë humbur 451 fletëvotime. Për shkak të mospërputhjes së të dhënave për tri vendvotime tjera, dy në Podujevë dhe një në Prizren, u kërkuar nga KQZ-ja të merret vendimi për rinumërim.

“Këto trija shkojnë në rinumërim. Dhe, kjo e katërta pas hulumtimit nëse ka nevojë rinumërohet”, është shprehur kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, shkruan arbresh.info.

Burim Ahmetaj nga QNR—ja tha se fillimisht këto fletëvotime janë raportuar si të dëmtuara, por gjatë rinumërimit është vërejtur se këto fletëvotime mungojnë, ndërsa në të njëjtin vendvotim vetëm një fletëvotim ka qenë i dëmtuar.

“Një vendvotim tjetër është më specifik. Proceduralisht është procesuar në rregull në bazën e të dhënave. 451 fletëvotime të dëmtuara, dhe pas rinumërimit rezulton se mungojnë kaq fletëvotime dhe vetëm një është e dëmtuar. Pra këto nuk gjenden në kutinë e votimit. Në orën 18:40 është lajmëruar edhe në organet e hetuesisë për vjedhjen e këtyre fletëvotimeve”, sqaron Ahmetaj.

Ai kërkoi që rezultatet e këtij vendvotimi të mos përfshihen në rezultatet përfundimtare.

Deri më tani janë numëruar 27.35 për qind e votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme