Vendvotimi në Skenderaj ku u zhduken 450 fletëvotime do të futet në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve

11:31 | 30 Tetor 2019
Arbresh.info

Në një vendvotim në Skenderaj rreth 450 vota të papërdorura ishin zhdukur ditën kur në Kosovë janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

E Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka marrë vendim që fletëvotimet e rregullta të këtij vendvotimi të futen në rezultat përfundimtar, shkruan arbresh.info.

Ky propozim mori 6 vota për, 3 abstenime dhe asnjë kundër.

Ndryshe menaxheri i Qendrës se Numërimit dhe Rezultateve, Burim Ahmetaj dha dy propozime për këtë vendvotim.

“Rekomandohet që të rritet niveli i tolerancës ne 450 vetëm në këtë vendvotim në mënyrë që votat e rregullta për subjektet dhe kandidatët e që nuk kanë mos përputhje të përfshihen në rezultatin përfundimtar. Rekomandohet që të përjashtohet dhe rezultati i këtij vendvotimi të mos përfshihet në rezultate përfundimtare”, ka thënë ai.

Ahmeti ka njoftuar gjithashtu se aktuisht QNR ka proceduar në bazën e të dhënave të gjitha fletëvotimet

“Tashmë të gjitha procedurat janë në përfundim, të gjitha rezultatet janë proceduar në bazën e të dhënave për te gjitha subjektet dhe kandidatët, janë të përfshira ne rezultatet votat me kusht, me postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta”, ka thënë ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme