Rrethrrotullimi në hyrje të Klinës është bërë shkak i shumë aksidenteve që po ndodhin pikërisht aty.
Kjo sipas një lexuesi të portalit Arbresh.info, i cili ka dërguar edhe fotografi nga vendi i ngjarjes, pasi shenjat që lajmërojnë rrethrrotullimin janë shumë afër.
“Në hyrje të Klinës qe u vendos rrethrrotullimi. Çdo ditë ndodhin aksidente në këtë rrethrrotullim në hyrje të Klinës dhe në drejtim të Pejës dhe Prishtinës”, shkruan qytetari në adresën e Arbresh.info.
Ndërsa, ka kërkuar të ndërmerren masa, duke shtuar se në atë pjesë, veturat qarkullojnë me shpejtësi të madhe dhe e kanë vështirë ta ndalojnë shpejtësinë kur shohin shenjën që tregon rrethin, e cila gjindet shumë afër rrethit.
“Urgjentisht duhet me ndërmarr masa dhe të vendosen shenjat siç janë te vendosura para rrethrotullimit 3 metra. Urgjentisht duhet me i vendos shenjat aktuale 20 metra larg rrethrutullimit. Sepse kjo rrugë është magjistrale, qarkullojnë veturat me shpejtësi”, shkruan ai në ankesën e tij, duke shtuar që shenja që paralajmëron rrethin duhet të vendosët 20 metra larg.
“Kjo shenjë duhet të vendoset 20 metra larg rrethrutillimit.Sepse veturat qarkullojnë me shpejtësi të madhe dhe e kanë të vështirë me ndal shpejtësinë sapo ta shohin këtë shenjë afër 3 metra afër rethrutollimit”, shkruan qytetari./Arbresh.info/
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...