Biznesmeni, Rrahim Pacolli ka reaguar pas lidhjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit.
Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se miqësia shqiptaro-izraelite është e kamotshme dhe kjo u vërtetua edhe sot me nënshkrimin e kësaj marrëveshje.
Marrëveshja me Izraelin, sipas tij, veç sa e forcon shtetin e Kosovës, shkruan arbresh.info.
“Miqësia shqiptaro-izraelite ka qenë e kamotshme, mirëpo kjo miqësi sot u finalizua përmes vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes shtetit të Kosovës dhe atij izraelit. Kjo marrëveshje, veç sa e forcon shtetësinë dhe pavarësinë e Kosovës. Po ashtu kjo tregon edhe faktin se shteti i Kosovës tashmë është një realitet i pakthyeshëm”, ka shkruar Pacolli.
Ai, madje ka thënë se pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, ka pranuar shumë mesazhe urimi nga miq të tij, përfshirë edhe ata izraelit.
“Në këtë ditë të veçantë, kam pranuar shumë mesazhe urimi edhe nga miq të mi izraelit”, ka thënë Pacolli.
Ndryshe, në një ceremoni virtuale të mbajtur të hënën, ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi nënshkruan dokumentin ku thuhet se të dyja shtetet vendosin marrëdhënie diplomatike, me qëllim që të rrisin bashkëpunimin në shumë sfera./arbresh.info/
Postimi i plot:
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...