Mësimdhënësit e gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë pas mbledhjes së mbajtur kanë marrë vendim që të vazhdojnë grevën.
Ajshe Zogjani, kryetare e Sindikatës së shkollës, ka konfirmuar vendimin e, duke sqaruar se deri në realizimin e kërkesave nga Qeveria kjo shkollë do të jetë në grevë.
“Ne sot e kemi mbajt një mbledhje meqenë se dje e kem mbajt në Sindikatë mbledhje për me marr mendimin e kolektivit, me shumicë votash u vendos që greva të vazhdoj deri në gjetjen e një zgjidhje të përshtatshme”.
“Me shumicë votash u vendos që greva të vazhdoj. Dje në mbledhjen që kemi mbajt në sindikatë e Prishtinës diku mbi 90 për qind e shkollave ishin për me vazhduar greva”.Kjo mbledhja vjen pasi SBAShK-u u ka kërkuar që të vetojë pro dhe kundër grevës. /eo
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...
Drenusha e ashpër ndaj Gjestit, sebep gota e verës
Trump kërcënon me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kin...
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima