Vendoset sot gurthemeli për Fakultetin e Mjekësisë në Gjakovë

17:50 | 9 Dhjetor 2024
E.H

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se është vendosur gurthemeli për Fakultetin e Mjekësisë në Kampusin Universitar në Gjakovë.

Përmes një postimi në Facebook, Nagavci bëri të ditur se vlera e këtij projekti është mbi 3 milionë ndërsa do të ketë një sipërfaqe afro 800 metra katrorë, përcjell Arbresh.info

“Kemi vënë sot gurthemelin për Fakultetin e Mjekësisë në Kampusin Universitar në Gjakovë. Vlera e këtij projekti është 3,470,074.30 euro. Objekti do të ketë sipërfaqe prej afro 8000 metra katrorë. Përmes ndërtimit të objekteve moderne arsimore, synojmë përmirësimin e cilësisë dhe gjithëpërfshirjes si dhe rritjen e kapaciteteve kërkimore”, ka shkruar Nagavci.

“Një Universitet i cili krijon kushte dhe qasje në arsim cilësor, krijon edhe një shkallë të lartë të kohezionit social, ndaj reformat e thella në arsim zënë vend të spikatur në agjendën politike të kësaj qeverie. Stafit dhe studentëve të këtij Fakulteti, u dëshiroj shumë suksese!”, tha Nagavci./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme