Më 16 nëntor do të mbahet seanca e jashtëzakonshme sipas kërkesës së 42 deputetëve për debat parlamentar lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës.
“Kemi një seancë të jashtëzakonshme me 16 nëntor siç ka kërkuar opozita, edhe pse u kërkua që të shtyhet pas kohës kur votohet për Kosovën në Interpol,” deklaroi kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, pas mbledhjes së kryesisë.
Sipas Veselit, ka lëvizje të opozitës për të ju bashkuar seancave plenare, të bojkotuara tash e sa kohë.
“Kuvendi po i kthehet normalitetit, Ka komunikim pozitivë pozitë dhe opozitë. Do të kemi seancë për pikat e mbetura. Ka shenja të mira se deputetët e opozitës do të kthehen në seancat parlamentare,” është shprehur Veseli.
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, kërkoi që kabineti qeveritarë të jetë i pranishëm gjatë diskutimeve në seancën e 16 nëntorit.
“Shpresojmë që qeveria do të jetë e përgjegjshme dhe do të vijë në seancë. LDK dhe Vetëvendosje insiston që kjo çështje të trajtohet me seriozitet. Kemi nevojë të debatojmë,” është shprehur Zemaj./arbresh.info/
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...