Gjykata e Apelit ka bërë me dije se ka marrë njoftimin se Këshilli Gjyqësor, i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së kryetarit Hasan Shala, për shtimin e numrit të gjyqtarëve në këtë institucion.
Kështu, në mbledhjen e mbajtur të premten, KGJK-ja, ka marrë vendim që të shpallë konkurs për dhjetë gjyqtarë.
Duke e mirëpritur këtë vendim, Apeli shpreson se procedurat për rekrutimin e tyre do të kryhen sa më shpejt që është e mundur, pasi që nevoja për ta është tejet e madhe.
“Gjykata e Apelit si gjykata e shkallës se dytë, në vazhdimësi ka qenë e ngarkuar më një numër jashtëzakonisht të madh të lëndëve, ku vetëm në vitin 2017, ka pasur në punë mbi 24 mijë të tilla, prej te cilave 11 mijë të trashëguara nga vitet paraprake. Nëse këtë numër e pjesëtojmë me atë të gjyqtarëve, që janë 35, i bije që secili nga ta ka pasur në sirtarë rreth 700 lëndë”, thuhet mes tjerash në një kumtesë të kësaj gjykate./arbresh.info/
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...