Vendoset orar më i kufizuar i lëvizjes në Malishevë

18:29 | 9 Prill 2020
Arbresh.info

Pas rritjes së numrit me me të infektuar me COVID-19, në Malishevë, janë shtuar edhe kufizime të reja të lëvizjes.

Kjo u bë e ditur nga zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.

Ai ka thënë se, kufizimi i lëvizjes do të jetë nga ora 14:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit, jo si më herët, nga ora 17:00.

Deri tani Malisheva është komuna më e prekur nga coronavirusi.

Në këtë komunë janë 66 të infektuar, një i vdekur dhe dy të shëruar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme