Nga mungesa e ujit të pijes pas sulmit në kanalin Ibër-Lepenc, një cisternë është vendosur edhe tek Kalaja e qytetit në Vushtrri në mënyrë që qytetarët të furnizohen me ujë të pijes.
“Te Kalaja e qytetit të Vushtrrisë, Kompania Regjionale e Ujësjellësit “Mitrovica”, njësia në Vushtrri, ka vendosur një cisternë me ujë të pijes përmes së cilës mund të furnizohen qytetarët”, thuhet në njoftimin e komunës.
Në terren gjendet edhe kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i cili ka vizituar cisternën nga e cila po furnizoheshin qytetarët vushtrrias.
idrizi ka thënë se është në komunikim të vazhdueshëm me institucionet relevante pas sulmit të mbrëmshëm tek kanali Ibër- Lepenc në Varagë të Zubin Potokut.
Po punohet për ndërtimin e devijimit të kanalit të Ibër-Lepe...
“Po mendoj me dal krejt”, Gjesti shpërthen në lot pak para ‘...
Muric në formacionin e muajit sipas faqes WhoScored
Hamza përuron objektin modern të Qendrës së Kulturës dhe Tea...
Hezbollahu kryen sulmin e parë ndaj Izraelit që nga armëpush...
Lela me vallëzim të nxehtë, Driloni nga larg e shikon